Këto dy ditë në Gjermani janë shënuar shifrat më të larta të personave të infektuar me koronavirus. Të enjten u shënuan 6.294 raste apo mbi 1.000 më pak se sot.
Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 24 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 9.734, shkruan The Guardian.
Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.
Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca./ Gazeta Sinjali/