image Rekomandohet trajnimi me aroma për ata që e humbën nuhatjen nga COVID-19

Këshilla

Rekomandohet trajnimi me aroma për ata që e humbën nuhatjen nga COVID-19

news image

Studiuesit kanë bërë thirrje që personat të cilët po vuajnë për rikthimin e nuhatjes pasi janë infektuar me COVID-19, t’i nënshtrohen “trajnimit të nuhatjes” në vend se të marrin ilaçe.

Ky është proces që përfshinë nuhatjen e aromave të ndryshme për një periudhë disa mujore për të mësuar trurin të dallojë erërat e ndryshme.

Një grup i ekspertëve ndërkombëtarë kanë thënë se trajtimi i nuhatjes është i lirë dhe i lehtë.

Dhe ndryshe nga ilaçet, është i lirë nga efektet anësore të mundshme, shkruan BBC.

Humbja e nuhatjes është një nga simptomat kryesore të koronavirusit, bashkë me temperaturën dhe kollitjen.

Në shumicën e rasteve, nuhatja rikthehet shpejt pasi kalon virusin. Por, rreth një në pesë persona kanë raportuar se ende kanë problem edhe pas tetë javësh pasi janë shëruar nga koronavirusi.

Trajnimi i nuhatjes përfshinë nuhatjen e katër gjërave që kanë erë të veçantë, lehtësisht të identifikueshme dhe të njohur – për shembull, portokall, hudhra ose kafeja – dy herë në ditë për disa muaj./GazetaSinjali/