image Reka për liberalizimin e vizave: Shpresoj që Kosova të çlirohet nga geto e schengenit

Kosovë

Deklaratë/ Reka për liberalizimin e vizave: Shpresoj që Kosova të çlirohet nga geto e schengenit

news image

Ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, ka thënë se një nga prioritetet e Qeverisë Kurti është liberalizimi i vizave.

“Shpresoj se ky vit do ta çlirojë Kosovën nga geto e schengenit që është gati qe një dekadë”, është shprehur Reka.

Reka gjithashtu ka thënë se ai u ka ikur deklaratave lidhur me ndonjë datë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Siç e keni parë edhe në deklarimet e para nga marrja e postit të ministrit, unë jam përmbajtur nga deklarimet, licitimi me data, me ditë, me muaj, sepse procesi i liberalizimit ndonëse është proces teknik i plotësimit të kritereve, megjithatë siç po shihet në rastin e Kosovës në finalen e saj, pas plotësimit të 95 kritereve të Komisionit Evropian, janë disa hezitime te së paku dy shteteve anëtare të BE-së dhe atë me mos bindjen e tyre që Kosova nuk ka ofruar ende prova bindëse për luftimin e korrupsionit, sidomos në rastet e profilit të lartë”, ka thënë Reka për REL.

Reka ka theksuar se presidenti i Francës, Emanuel Macron, i ka dhënë qasje të re politikave të jasthme të BE-së. Ku sipas Rekës, BE tashmë po merret më shumë me çështjet e brendshme të saj, se sa zgjerimin e BE-së me shtete të reja./ Gazeta Sinjali/