image Reka: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Kosovë

Politikë/ Reka: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

news image

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën.

Reka përmes një postimi në Facebook, ka treguar se raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Miku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Reka.

Ai tha se sot, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“./Gazeta Sinjali/