image Reka kërkon nga Parlamenti Evropian përkrahje për liberalizimin e vizave

Politikë

Diplomaci/ Reka kërkon nga Parlamenti Evropian përkrahje për liberalizimin e vizave

news image

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin foli për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Siç njofton zyra e ministrit, Reka ka kërkuar nga Parlamenti Evropian përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për marrëveshjet ekonomike.

“Ministri Reka falënderoi nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Wieland për mbështetjen e gjertanishme të Kosovës në procesin e saj integrues. Me këtë rast ministri Reka, nëpërmjet Wieland kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe që ka si liberalizimi i vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III”, thuhet në njoftim.

Ministri Reka tha se beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të perspektives Evropiane të Kosovës.

“Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, uroi ministrin Reka për detyrën e re, si dhe shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizimin e funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend”, përfundon njotimi i Ministrisë së Intergrimit Evropian./Gazeta Sinjali/