Ka vdekur ish-komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt.
Herën e fundit që ishte në Kosovë, ai u dekorua me medaljen presidenciale për shërbim në Kosovë nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Gjatë kësaj ceremonie, Reinhardt ksihte kujtuar momentet e para në Kosovë.
“Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”.