Tërmeti që ndodhi mbrëmë në Bosnje dhe Hercegovinë pak pas orës 23 ka regjistruar edhe viktimën e parë
Sipas portaleve klix.ba dhe avaz.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur.
Familjarët e saj kanë konfirmuar për klix.ba që vajza ka ndërruar jetë dhe ajo kishte lindur në vitin 1994.
Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj.
Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.