Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar të paktën 42 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga fillimi i pandemisë në Amerikë, numri i personave të infektuar ka shkuar në 7 milionë e 234 mijë e 257 raste dhe 206.000.932 që kanë humbur betejën me virusin në këtë vend, sipas Universitetit “John Hopkins”, transmeton Gazeta Sinjali.
Në këto të dhëna përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe rastet e riatdhesuara. /Gazeta Sinjali/