image Regjistrohen dy viktima nga COVID-19 në veri të Kosovës

Shëndetësi

Regjistrohen dy viktima nga COVID-19 në veri të Kosovës

news image

Dy raste të reja të vdekjeve nga COVID-19 janë regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Shtabit të Krizave në veri të Mitrovicës, në këto zona janë regjistruar 25 raste të reja të infeksionit, shkruan Radio Kontakt Plus.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktimat janë nga Mitrovica e Verut dhe Leposaviqi.

Aktualisht janë 246 raste aktive me koronavirus atje.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 13,288 njerëz janë testuar, nga të cilët 3,763 persona janë diagnostikuar me koronavirus.

Deri më tani, 99 njerëz kanë vdekur në  zonat e banuara me shumicë serbe si rezultat i COVID-19.

/Gazeta Sinjali/