Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 733 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/