image Regjisori Clarke suspendohet nga Bafta pas akuzave për ngacmim seksual

Bota e Yjeve

Regjisori Clarke suspendohet nga Bafta pas akuzave për ngacmim seksual

news image

Bafta ka suspenduar aktorin dhe regjisorin Noel Clarke pas akuzave për sjellje të keqe dhe ngacmim seksual.

Akademia e çmimeve të kinematografisë, ka thënë përmes një komunikate për media, se ka suspenduar edhe çmimin që i është dhënë për kontributin e tij të shquar në kinema, të cilin ai e ka pranuar në fillim të këtij muaji në Royal Albert Hall.

Akuzat ndaj Clarke, i njohur për paraqitjen e tij në “Doctor Who” dhe për krijimin e “The Hood Trilogy”, janë publikuar për herë të parë pas një hulumtimi të kryer nga gazeta “The Guardian” .Clarke i ka mohuar akuzat që kanë ardhur në drejtim të tij, nga 20 gra.

Gjatë 20 viteve karrierë, kam sjellë diversitet në punën time dhe kurrë askush nuk është ankuar kundër meje. Nëse dikush që ka punuar me mua është ndjerë ndonjëherë keq dhe i parespektuar, kërkoj falje. Por mohoj çdo akuzë për ngacmime seksuale dhe do të mbroj veten kundër akuzave false”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/