Ndonëse ende refuzon të bëjë homazhe te varri i tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar presidentin hisotrik, Ibrahim Rugovën, në 14 vjetorin e vdekjes së tij.
Kurti e ka kujtuar Rugovën si kritik letrar, humanist e njeri të urtë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Dr. Ibrahim Rugova ka qenë kritik letrar i kalimit nga strukturalizimi te post-strukturalizmi francez gjatë viteve ‘70, intelektual i angazhuar e humanist që ka evituar konfliktet, njeri racional i pasionuar me gjuhën si histori dhe si institut, dhe, shqiptar i urtë që e don popullin e vet ashtu siç ai është”, ka shkruar Kurti.
Për ta përshkruar Rugovën, kryetari i LVV-së e ka cituar historianin britanik, Noel Malcolm, i cili kishte thënë se Rugova i ka bashkuar shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, duke sjellur edhe një intervistë të tij për median prestigjioze gjermane, “Der Spiegel”.
“Historiani britanik Noel Malcolm ka theksuar se Presidenti Ibrahim Rugova, në njërën anë, i ka bashkuar shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, ndërkaq, në anën tjetër, e ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai është kujdesur për popullin e Kosovës, por jo vetëm. Në vijim janë katër ekstrakte nga katër intervista të tij, njëra për shtypin gjerman (1992), tjetra për atë francez (1994), e treta (1991) dhe e katërta (1992) për ato të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Gazeta Sinjali/