image Refuzon të votojë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari

Refuzon të votojë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari

news image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari, ka refuzuar të votojë në këto zgjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Jasharit, kjo u bë për shkak të pakënaqësive që të mos vendosen kamera nëpër vendvotime në Skenderaj.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin të afërm me Jasharin, derisa pas pak, do të lëshohet edhe një sqarim nga ai.

Dje, Jashari tha se prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse në kabinën e votimit aty ku voton qytetari nuk ka kamera dhe kështu votimi është i fshehur. /Gazeta Sinjali/