image Refuzon të vendos maskën, arrestohet një person në Pejë

Siguri

Refuzon të vendos maskën, arrestohet një person në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi ka refuzuar të identifikohet dhe të vendos maskën, transmeton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje në ora 12:40.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga PK:

Rr. Bekim Berisha, Pejë 01.10.2020 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që nga i njëjti ka refuzuar të identifikohet dhe të vendos maskën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/