Një ushtar rus është dënuar me pesë vjet burg për refuzimin e luftimit në Ukrainë, sipas zyrtarëve.
Marsel Kandarov, 24 vjeç, nuk u raportua për detyrë në maj 2022 pasi ai “nuk donte të merrte pjesë në një operacion special ushtarak”, citon Moscow Times shërbimi i shtypit i gjykatës në republikën e Bashkortostanit në Uralet jugore. Ai u ndalua nga policia në shtator.
Një gjykatë në qytetin rus të Ufa e shpalli Kandarovin fajtor për shmangie të shërbimit ushtarak.
Ai u dënua me pesë vjet burg dhe do të vuajë në një burg të regjimit të sigurisë së përgjithshme.