image Refuzoi bashkëpunimin me Iggy Azalea, flet për herë të parë Ledri Vula

Bota e Yjeve

Refuzoi bashkëpunimin me Iggy Azalea, flet për herë të parë Ledri Vula

news image

Ledri Vula është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar dhe njëherësh ndër më të suksesshmit.

Çdo këngë që ai publikon suksesin e ka të garantuar dhe vazhdon të jetë emër shumë i kërkuar.

Ama tregun ndërkombëtar Ledri nuk e ka synuar ndonjëherë prandaj dhe bashkëpunime me artistë të huaj i ka refuzuar.

Vlen të rikujtojmë se Ledri Vula ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme Iggy Azalea.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Ledri ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe si qëndron e vërteta.

“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.

Ndërkaq Ledri Vula përfundoi: “Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”.  /Gazeta Sinjali/