Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.
“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik”, deklaroi Borrell.
AI ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka ofruar një propozim Kurtit dhe Vuçiqit për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.