image Refuzimi i Kurtit për t’iu përgjigjur deputetëve, Hoti: U cenua rendi kushtetues

Politikë

Refuzimi i Kurtit për t’iu përgjigjur deputetëve, Hoti: U cenua rendi kushtetues

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues, pasi siç tha ai kryeministri dhe anëtarët e qeverisë refuzuan të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve.

Hoti thotë se ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve.

“Sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues i Kosovës: kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, duke i kushtëzuar deputetët me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët. Përgjegjësinë politike e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë. Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar”.

Hoti një situatë të tillë e cilësoni si fatkeqësi për demokracinë.

“Fatkeqësisht, ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve. Ky lloj shntazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike”.

“Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentate”.

Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentare.

/GazetaSinjali/