image Referendumi, serbët e Anamoravës votojnë në Vranjë

Rajon

Referendumi, serbët e Anamoravës votojnë në Vranjë

news image

Serbët e Anamoravës janë nisur në mëngjes nga Kufca e Epërme e Gjilanit dhe kanë shkuar në Vranjë të Serbisë, ku do të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese.

Fillimisht ata u mblodhën tek shkolla “Petar Petroviq Njegosh”, e pastaj prej aty u nisën me makina private për në qytetin në jug të Serbisë.

Pas moslejimit nga autoritetet e Kosovës për organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, qeveria në Beograd, hapi për serbët e Kosovës vendvotime edhe në Rashkë dhe Novi Pazar.

/GazetaSinjali/