image Redzepi u përgjigjet akuzave të Hodzic se kërkoi mbështetjen e Rakiqit për vota

Politikë

Redzepi u përgjigjet akuzave të Hodzic se kërkoi mbështetjen e Rakiqit për vota

news image

“Mua nuk më duhet Lista Serbe që të më mbështet në votat e mia. Unë në katër mandate jam zgjedhur me votat e komunitetit boshnjak”.

Adrijana Hodzic nga Nisma Qytetare “Komuniteti i bashkuar”, e ka akuzuar Emilija Redzepi-n nga Partia e Re Demokratike Boshnjake, se vite më parë ka kërkuar përmes saj mbështetjen e Goran Rakiq të Listës Serbe.

“Më kujtohet një bisedë që kemi pasur me Redzepi-. Këtë plan e ka shpalosur dhe ka kërkuar që t’i vë në kontakt me Rakiq që ata t’ia sigurojnë disa mijë vota. Nëse ajo i merr dy vende në parlament, unë do të mbetesha ministre”, është shprehur Hodzic.

Por Emilija Redzepi thotë se akuzat e Adrijana Hodzic janë shpifje e madhe.

“Ne vazhdimisht jemi palë parlamentare që nga viti 2009 mbajmë qeverisjen lokale në Prizren, në këto zgjedhje i kemi pesë subjekte politike që i kemi në garë”, është shprehur Redzepi.

“Unë e kam konsideruar një person ndryshe, unë kurrë nuk e kam kërkuar një gjë të tillë. Është një shpifje shumë e madhe. Mua nuk më duhet Lista Serbe që të më mbështet në votat e mia. Unë në katër mandate jam zgjedhur me votat e komunitetit boshnjak”, ka thënë ajo në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo thotë se në këto zgjedhje pret që të ketë edhe më shumë vota dhe se nuk e kupton këto “tendenca dhe të pavërteta” kundër saj.

“Jam kryetare e partisë e cila për të katërtën herë është zgjedhur dhe kam katër mijë vota në zonën e Prizrenit dhe të Pejës – tani do të kemi edhe më shumë vota. Nuk e di se si i kemi këto tendenca dhe këto të pavërteta”, tha ajo./Gazeta Sinjali/