image Reduktime të ujit në kryeqytet si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

Kosovë

Reduktime të ujit në kryeqytet si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

news image

Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi dhe lagjja Kalabria në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të turbullirave dhe ndërprerjes së punës në Shkabaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton se si shkak i kësaj, ka rritje të turbullirës në atë nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky Impiant, me ç’rast jemi detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë”, njofton KRUP.

Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë.

“Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, njofton tutje kompania.

/Gazeta Sinjali/