Brenda territorit të Kosovës është parë një kamion me targa të Serbisë, por përveç kësaj kamioni ishte i mbuluar nga mbrapa me një fotografi të madhe të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Një qytetar në Pejë ka incizuar rrugëtimin e një kamioni me targa të Serbisë në Pejë.
Kamioni ka në pjesëm e prapme të tij portretin e liderit rus.
Ndryshe, muajin që lam pas, Qeveria e Kosovës ka vënë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas të cilave, mallrat që hyjnë pranohen vetëm nëse i referohen Kosovës, sipas termave kushtetues të saj./ Gazeta Sinjali/