image Recetë për pulë me salcë soje

Recetë për pulë me salcë soje

news image

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë të bëni për drekë, atëherë jeni në artikullin e duhur.

Receta e pulës me salcë soje është gjithmonë një zgjedhje e duhur për drekë.

Ja se çfarë ju duhet dhe sesi ta përgatisni këtë recetë:

Përbërësit:

500 gramë gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla, 500 gramë ananas, 1 qepë, 2 thelpinj hudhre, 1 spec djegës, piper i zi, salcë soje, fara sezami dhe vaj.

Udhëzimet se si të përgatisni recetën:

Mishin priteni në kubikë dhe skuqeni në tavën e nxehtë.

Nëse përdorni ananas të freskët, atëherë priteni në kubikë. Ndërsa nëse përdorni ananas të konzervuar, atëherë së pari priteni e më pas kullojeni.

Ananasin e prerë shtojeni në tigan tek mishi i pulës bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë imët dhe specin djegës të prerë në shirita.

Shtoni salcën soja, rreth 200 ml, uleni temperaturën dhe lërini të kaurdisen të gjitha për 10 minuta.

Sipas nevojës, shtoni edhe pak spec djegës ose ujë a lëng ananasi.

Shërbejeni me oriz të zier dhe para servimit spërkateni me fara susami./Sinjali/