image Rebelët Houthi vrasin tre fëmijë dhe 15 ushtarë në Jemen

Botë

Rebelët Houthi vrasin tre fëmijë dhe 15 ushtarë në Jemen

news image

Sot, forcat rebele Houthi në Jemen hodhën një raketë në një shkollë në rajonin Taiz, e cila strehon forcat pro-qeveritare.

Pesëmbëdhjetë ushtarë u vranë, si dhe tre fëmijë që ishin afër. Banorët i thanë Reutersit se fëmijët, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, ishin në zonë kur predha goditi një shkollë në rrethin Kada në perëndim të provincës Taiz.

Dy burime ushtarake thonë se 15 ushtarë u vranë. Ata deklaruan se shkolla ishte përdorur nga Houthi më parë dhe se ajo u mor pasi luftëtarët pro-qeveritarë morën Kadun javën e kaluar.

Forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit arritën të marrin territorin nga rebelët Houthi në ditët e fundit, njoftuan zyrtarë dhe udhëheqës fisnorë të të dy palëve sot. /Gazeta Sinjali/