Kombëtarja e Kroacisë po ballafaqohet me Skocinë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit, shkruan Sinjali Sport.
Ballkanasit kanë realizuar edhe golin e tretë, ku rezultat momental është 3-1.
Anësori Ivan Perisic me kokë shënoi pas harkimit nga Modric nga rivnja e këndit.
#EURO2020 #CROSCO#CRO 3 × 1 #SCO | GOAL Perisic, HD
— Footy Gen (@footygen) June 22, 2021
????
pic.twitter.com/lb5KEg1egF
Kapiteni i kroatëve Luka Modric me një gol të hatashëm kaloi në epërsi.
Callum McGregor shënoi në minutën e 42-të me një goditje të fuqishme.
Nikola Vlasic ka realizuar në minutën e 17-të pas asistimit të Ivan Perisic.
Finalistja e botërorit të 2018, Kroacia nuk i ka punët mirë pasi që ka vetëm një pikë dhe fitorja është e vetmja mundësi për kualifikim.
Në anën tjetër britanikët po ashtu kanë një pikë dhe do tentojnë që të marrin fitore.
Në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” ka nisur ndeshja.