image Realitet paralel në televizionin shtetëror të Rusisë

Botë

Realitet paralel në televizionin shtetëror të Rusisë

news image

Katër ditë pas pushtimit rus dhe televizioni i drejtuar nga Kremlini po u ofron shikuesve një realitet paralel – duke mbajtur linjën që forcat rebele nga lindja po përparojnë në Ukrainë me mbështetjen e forcave ruse që kryejnë “sulme precize” në infrastrukturën ushtarake ukrainase.

Mediave u kërkohet nga mbikëqyrësi i medias që të ndjekin narrativën zyrtare, kështu që shumica e kanaleve po i përmbahen serialeve televizive dhe shfaqjeve argëtuese, raporton BBC.

Por Channel One ka drejtuar një shfaqje politike maratonë duke justifikuar veprimet e Rusisë. “Ishte një vendim i vështirë, i keq, por krejtësisht i pashmangshëm pasi nuk kishte mbetur asgjë tjetër,” tha prezantuesi Anatoly Kuzichev.

Nuk përmendet asnjë viktimë si rezultat i sulmeve ajrore ruse, dhe çdo vdekje civile është e lidhur me ushtrinë e Ukrainës ose “nacionalistët”.

Mediat shtetërore papagallëzojnë linjën zyrtare se ushtarakët ukrainas po hedhin armët në masë, duke hedhur poshtë raportimet në mediat e pavarura për kapjen e ushtarëve rusë.

Disa media të pavarura si Novaya Gazeta dhe Mediazona e kanë quajtur sulmin ndaj Ukrainës një luftë dhe një pushtim në vend të termit të Kremlinit “operacion special ushtarak”, duke sfiduar hapur një paralajmërim nga mbikëqyrësi i medias.

Ata zakonisht kanë një audiencë shumë më të vogël se faqet e internetit kryesore të lajmeve dhe TV shtetëror, dhe mund të përballen me gjoba të mëdha apo edhe bllokime.

/GazetaSinjali/