Real Madridi po përgatitet për kontratat e reja për katër futbollistë.
Gazetari i njohur italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa përditësime të reja në lidhje me kontratat e disa futbollistëve, transmeton Sinjali Sport.
Sipas Romanos, Luka Modrić do të qëndrojë me një marrëveshje të re deri në vitin 2023, gjersa edhe Vinícius Jr dhe Éder Militão do të diskutojnë së shpejti marrëveshjen e re deri në vitin 2027.
Gjithashtu edhe Marco Asensio është në bisedime për një kontratë të re të mundshme – por kjo është ende në fazat e hershme, ka theksuar Romano.