image Real Madridi e 'shpërblen' futbollistin madrilen me një kontratë afatgjate në klub

Futboll

Real Madridi e ‘shpërblen’ futbollistin madrilen me një kontratë afatgjate në klub

news image

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr do të rinovojë së shpejti kontratën me Real Madridin.

Braziliani ka qenë kyç në sukseset e klubit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Pas këtij sezoni të jashtëzakonshëm, ai do të shpërblehet me një kontratë afatgjate me klubin.

Fabrizio Romano raporton se Vinícius Júnior së shpejti do të marrë propozimin zyrtar për kontratë nga Real Madrid, në një kontratë të re që pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.

“Nuk dua të ndalem këtu, dua të vazhdoj të fitoj shumë më tepër dhe të vazhdoj të shkruaj histori me Real Madridin”, deklaroi braziliani mbrëmë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/