image Real Madrid në telashe, një klub gjigant i bënë konkurrencë për Alaban

Futboll

Real Madrid në telashe, një klub gjigant i bënë konkurrencë për Alaban

news image

Sipas Guardian, Real Madrid e kishte të sigurt sigurimin e shërbimeve të mbrojtësit nga Bayern Munchen, David Alaba por Liverpool u përfshi gjithashtu në negociata.

Në fund të kontratës së tij me Bayern Munchen, David Alaba është mjaft i kërkuar, transmeton Sinjali Sportiv.

Mbrojtësi austriak thuhet se ka shprehur dëshirën për të lënë Bavarinë në qershor pas dymbëdhjetë vitesh në klub dhe këto dy skuadra po mundohen të arrijnë këtë transferim. 

Real Madrid do të ketë një propozim për përfaqësuesit e lojtarit, e ku besohet se do të ofrojë kontratë prej katër deri në pesë vite.

Liverpool është bashkuar në listën e klubeve të interesuara duke kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit, por Reds thuhet se kanë mbetur prapa në këtë rast sipas të përditshmes angleze. 

/Sinjali Sportiv/