image Reagon Vuçiq: Nëse do të ketë nevojë, Serbia do të ndihmojë edhe shqiptarët në Kosovë me vaksina antiCOVID

Rajon

Reagon Vuçiq: Nëse do të ketë nevojë, Serbia do të ndihmojë edhe shqiptarët në Kosovë me vaksina antiCOVID

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është përgjegjësi e Serbisë t’i ndihmojë serbët që jetojnë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiqi, gjatë një konference përmbyllëse për këtë vit, ka thënë se kontrollimi i siç ka thënë ai, “i pikave administrative nga Prishtina”, nuk do të thotë se duhet të ndalet jeta e serbëve.

Këtë e ka lidhur me kritikat që ka marrë nga Qeveria e Kosovës për futjen ilegalisht të vaksinave antiCOVID në veri të vendit.

Shefja e diplomacisë kosovare në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se më ketë është shkelur edhe Marrëveshja e Brukselit.

“Ju duhet ta pyesni Haradinajn se cila pikë e marrëveshjes është shkelur”, ka thënë Vuçiq, përcjell Kossev, për të shtuar se “nëse do të ketë nevojë, Serbia do të ndihmojë edhe shqiptarët në Kosovë me vaksina anti-COVID”

Ndërsa, sipas Vuçiqit, vaksinat e destinuara për serbët në veri të vendit, gjatë së dielës mbrëma janë zhvendosur te vende më të sigurta, për siç ka thënë ai “droja se Prishtina mund të marrë ndonjë aksion”.

Në Leposaviq dhe në veri të Mitrovicës, janë sjellur disa dhjetëra vaksina antiCOVID të firmës Pfizer.

Serbia është ndër vendet e para në Evropë që ka nisur vaksinimin, ndonëse në dërgesën e parë që ka pranuar, janë vetëm 4.800 copë.

/Gazeta Sinjali/