Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kanosjes me jetë që i është bërë djalit të Isa Mustafës, me këtë rast Osmani ka thënë se kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri.
Osmani ka thënë se gjuha e urrejtjes është kthyer në përditshmëri, ndaj ka ftuar përfaqësuesit politik që të dënojnë gjuhën kërcënuese dhe të kërkojnë nga anëtarët e aktivistët e partive të tyre për gjakftohtësi, tolerancë dhe mirëkuptim.
“Është koha që të gjithë të bëjmë thirrje e të punojmë për gjuhë përafruese e të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit. Pavarësisht dallimeve politike, ne të gjithë kemi vetëm një atdhe, Republikën e Kosovës, të cilën duhet ta ruajmë e zhvillojmë duke respektuar njëri-tjetrin. Prandaj i ftoj edhe përfaqësuesit e tjerë politik që jo vetëm të dënojnë gjuhën kërcënuese por edhe t’i ftojnë aktivistët e anëtarët e tyre për gjakftohtësi, tolerancë e mirëkuptim”, ka thënë Osmani. /Gazeta Sinjali/
Postimi i plotë i saj: