image Reagon Vjosa Osmani pas deklaratave të Agim Veliut

Kosovë

Politikë/ Reagon Vjosa Osmani pas deklaratave të Agim Veliut

news image

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova po kalon dy pandemi, në atë të koronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Ajo është shprehur se përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbahet edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues.

Osmani këto deklarata i ka bërë pas akuzave të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, i cili e ka quajtur Osmanin përkthyese të presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Veliu pasi e akuzoi kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin se është bërë bashkë me LVV-në për ta sulmuar LDK-në, ai ka thënë se do të publikojë “fakte tjera të reja nëse ajo vendos me u marrë me mua prapë”.

Postimi i saj i plotë:

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim ????????.