image Reagon Trusti për mundësinë e tërheqjes së 10 përqindëshit

Financa

Reagon Trusti për mundësinë e tërheqjes së 10 përqindëshit

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar se 10 përqindëshi ende nuk mund të tërhiqet sepse nuk ka ndryshuar ligji për kursimet pensionale.

Sipas Trustit Pensional, nuk është e mundur tërheqja e 10 përqindëshit, për shkak se duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”, ka sqaruar Trusi në reagim.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, tha se kjo ministri ka marrë vendim që të mos kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/TrustiPensional/posts/3154374777982860?xts%5B0%5D=68.ARCjXll7HUvkg0iXNpxsLRUswix-FX498Cp4XkxL3YBKDRqQdG4GzXCR36K3wh_ltCTwVLYsi_tV14QT388cEEvYAgH3D7CD4f_lcgwfoHeH5J5_pMj_RgEvygTkJ_yfrV_SFYxOmNKpFzgjq3NnF4AIIFkRcisEhCPdIMCaKdKW1I2h7L_WXWnSBP8wxlhPc_w8wte5ORr2avj3t7dAr8OgOUk5Y_WC6y-lQ-3ncM3Dw9w0pp8c6BbIP29GnM79HsROFfxvSDJLFcBPJ1yYqdRoXAUGMywXOew2TYruW–hW992XONkxlJWQFKD_m0SrsXkyfGnSsjIKwDo-0l_MQ&tn=-R