Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka dhënë rezultatin tash së fundi në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Sipas Thaçit, tashmë Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
‘Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje”, ka shkruar Thaçi.
Ndërkaq, kujtojmë që sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare, Lugina e Bashkuar ka marrë 7.39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë./ Gazeta Sinjali/