image Reagon Thaçi pas sulmit në Francë: Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve

Kosovë

Reagon Thaçi pas sulmit në Francë: Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve

news image

Sot në qytetin Nice të Francës ka ndodhur një sulm me thikë dhe si pasojë e këtij sulmi që po cilësohet si terrorist nga autoritetet franceze, kanë vdekur tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar këtë akt duke bërë të ditur se Kosova i qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Francës.

“Dënoj me forcë sulmin terrorist në #Nice. #Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së # Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkroi Thaçi përmes një postimi në Twitter.

Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice. /Gazeta Sinjali/