Wayne Rooney përveç se si një futbollist që e ka shkruar emrin e tij me germa të arta në historinë e Manchester United do të mbahet mend edhe për të bëmat e tij jashtë fushe.
Ish-sulmuesi anglez as në moshën 35-vjeçare nuk i është ndarë jetës së shthurur teksa së fundmi është bërë pjesë e një skandali seksual në Angli duke u vendosur me të drejtë në qendër të kritikave nga shtypi britanik.
Rooney i cili aktualisht është trajneri i Derby County në Championship ka përfunduar në faqet e para të tabloideve pasi fotot hot dhe videot e tij me dy vajza bionde janë publikuar kudo.
Vajzat pa dijeninë e trajnerit të Derby County kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit. Së fundmi ka reaguar vetë Rooney, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.
???? | NEW: Old Photos have emerged of Wayne Rooney having a mad one pic.twitter.com/lTt9aYRfHJ
— Football For All (@FootballlForAll) July 25, 2021
“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney i cili kërkon ta arkivojë sa më shpejt këtë skandal të radhës për t’iu kthyer jetës normale dhe punës si trajner i Derby County. /Gazeta Sinjali Sporti/
“I went to a private party with two of my friends and from me, I’d like to apologise to my family and the club.”
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 28, 2021