image LDK kërkon dorëheqjen e Berishajt: Skandali i tij shpërfaq rolin e pushtetit në refuzimin e projektit amerikan të gazit

Politikë

LDK kërkon dorëheqjen e Berishajt: Skandali i tij shpërfaq rolin e pushtetit në refuzimin e projektit amerikan të gazit

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me skandalin e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, i cili sipas mediave sllovene dyshohet se është pjesë e një skandali financiar.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, në një konferencë ka thënë se është ky skandal ndër arsyet kryesore që mazhoranca po e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor.

Të gjitha skandalet e njëpasnjëshme janë një rezultat e një politike të brendshme populliste. Shkarkimet pas shpërfaqjes të së vërtetave janë të domosdoshme. shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni konsiderojmë se është njëra ndër arsyet kryesore pse ky pushtet po e kundërshton në të gjitha mënyrat formimin e komisionit hetimor. Përmes këtij komisioni ne po synojmë të vërtetat e pushtetit që me çdo kusht po mundohet t’i mbajë të fshehura ato”, tha Halimi,

Ajo konfirmoi se kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e këtij Komisioni.

Shkëmb Manaj nga kjo parti ka thënë se ambasadorit Berishaj iu deshën shtatë muaj për të bërë pazar me blerjen e energjisë elektrike.

“Ky skandal shpërfaq më së miri rolin e pushtetit me refuzimin e projektit amerikan të gazit. Përgjigjet do t’i marrim me hetimin parlamentar të cilin pushteti po mundohet ta ndalë. Për herë të parë pushteti po mundohet të ndalë një nismë ligjore. Ky është pushtet absolut”, është shprehur Manaj.

Ai tutje ka shtuar se deri sot nuk është ndërmarrë asnjë masë, as ajo e pezullimit nga puna e ambasadorit, ngase si mburojë e ka pushtetin.

/GazetaSinjali/