image Reagon Ramush Haradinaj për arrestimin e aktivistëve të AAK-së: Të lirohen menjëherë

Kosovë

Deklaratë/ Reagon Ramush Haradinaj për arrestimin e aktivistëve të AAK-së: Të lirohen menjëherë

news image

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar nga policia për aksionin simbolik që po zhvillonin para objektit të Qeverisë.

“I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se arrestimi i aktivistëve është shkelje e të drejtave të qytetarëve të cilët vetëm se po i kujtojnë Kurtit shkeljen e parimeve të tij.

Kujtojmë që para fillimit të seancës një grup të rinjsh nga AAK-ja, kanë vendosur një arkivol para objektit të qeverisë me qëllim për mos-heqjen e taksës nga Qeveria Kurti./ Gazeta Sinjali/

Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, March 2, 2020