image Reagon QIKA për vrasjen e 18-vjeçares: Po arsyetohet burri, nuk ka justifikim për vrasjen e grave

Sociale

Reagon QIKA për vrasjen e 18-vjeçares: Po arsyetohet burri, nuk ka justifikim për vrasjen e grave

news image

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe njëherë për vrasjen tragjike të 18-vjeçares në Ferizaj, e cila të dielën u dërgua pa shenja jete në emergjencën e këtij qyteti.

Kjo organizatë ka ritheksuar se vrasjen e grave nuk e arsyeton asgjë, përderisa aty theksohet kritika ndaj atyre që kanë tendencë për ta kërkuar motivin që e dërgoi deri te vrasja.

 “Sa herë një burrë vranë një grua, ekziston tendenca për të kërkuar motivin që çoi të vrasja. Thua se nuk mjafton fakti që dikush i morri jetën tjetrit në mënyrë mizore. Kërkohet të gjendet një arsye – e tillë që ta arsyetojë burrin. Shpesh përdoret xhelozia si justifikim e legjitimim për vrasjen e gruas”, thuhet në reagimin e QIKA-s.

QIKA, komunikatën  e lëshuar dje nga Gjykata Themelore në Ferizaj lidhur me vrasjen e Marigonës e cilëson jashtëzakonisht problematike pasi që thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Dardan Krivaqa ka vrarë në mënyrë mizore me motive të ulëta xhelozie Marigonën, për shkak të dyshimit të “tradhëtisë me djalin e dajës të të pandehurit”.

“Komunikata ka ardhur menjëherë pas mbajtjes së seancës për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit, gjatë së cilës nuk është i domosdoshëm konstatimi i dyshimit të bazuar për motivin e kryerjes së veprës penale. Konsiderojmë që ndonëse konstatimi i gjykatës në këtë rast mund mos paraqesë shkelje ligjore, një deklaratë e tillë nga gjykata përcjellë mesazh të gabuar dhe përmbanë informata krejtësisht të parëndësishme për publikun në këtë fazë të gjykimit. Është obligim i secilit institucion publik, në këtë rast i gjykatës, që të jetë e vetëdijshme për rolin dhe ndikimin e saj në kontekstin ku vepron, posaçërisht duke pasë parasysh vëmendjen publike për këtë rast dhe fenomenin e gjithpranishëm të dhunës me baza gjinore në Kosovë”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/