image Reagon pronari i shtëpisë së pleqve në Pejë pas rastit skandaloz

Sociale

Reagon pronari i shtëpisë së pleqve në Pejë pas rastit skandaloz

news image

Njëri nga pronarët e shtëpisë së moshuarve në Pejë “Orenda”, Anton Rasaj, ka thënë se nuk di si ta përshkruajë me fjalë se si është ndjerë sot kur i ka parë pamjet e infermieres që ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuareje atje.

Në reagimin e tij për media, ai ka deklaruar se i siguron të gjithë që do të ndërmarrim çdo veprim dhe masë të nevojshme, po ashtu u ka bërë thirrje edhe organeve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre dhe të japin dënimin që duhet.

“Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermiereve”, ka thënë Rasaj.

“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekin përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu”.

“I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë, ka thënë Rasaj.

/GazetaSinjali/