Përfaqësuesi i Vetëvendosjes nga Shqipëria Boiken Abazi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Hazirit, rreth deklaratave të tij se kryeministri kalon nga zyrat e LDK-së.
Abazi thotë se Lutfi Haziri nuk bën të mburret pasi LVV-ja ka vendosur të bashkëpunojë me LDK-në për të mirën e qytetarëve që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit.
Sipas tij arsyeja pse LDK-ja është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit./Gazeta Sinjali/
Postimi i plotë i Boiken Abazit: