image Reagon PDK pasi Ramush Haradinaj tha se e ka sharë një Kosovë që është bërë me hajnat e “Prontos"

Politikë

Reagon PDK pasi Ramush Haradinaj tha se e ka sharë një Kosovë që është bërë me hajnat e “Prontos”

news image

Sonte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka sulmuar edhe PDK-në lidhur me zhvillimet aktuale politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se e ka nxjerrë PDK-në nga opozita, ndonëse sipas tij, është sharë nga qytetarët e Kosovës për këtë çështje.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, tha ai.

E për këtë, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e ish-kryeministrit, duke i thënë këtij të fundit engjëll.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Sa here qe flet Ramush Haradinaj, banori i lagjes marigona, i vetquajtur edhe si engjulli i luftes, per HAJNI, KORRUPSION, QEVERISJE TE MIRE edhe per MENAXHIM PUBLIK.

I tere populli i Kosoves reagon si me poshte:

HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA

Po ku je nisur moj engjullushe!?

/Gazeta Sinjali/