Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) tha sot se po monitoronte çdo përshkallëzim të situatës në kufijtë e anëtarëve të saj me Bjellorusinë, derisa parashutistët bjellorusë dhe rusë zhvilluan stërvitje të përbashkëta pranë Polonisë.
“Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj rrezikut të përshkallëzimit dhe provokimit të mëtejshëm nga Bjellorusia në kufijtë e saj me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë implikimet e sigurisë të Aleancës. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë t’i japë fund këtyre veprimeve për të respektuar të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe ligjin ndërkombëtar”, tha në një deklaratë Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi kryesor politik vendimmarrës i NATO-s, shkruan CNN.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Twitter se aleanca ushtarake e kishte dënuar Bjellorusinë për veprimet e saj që synonin shtetet anëtare Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe i bëri thirrje asaj që të respektojë të drejtat e njeriut.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se stërvitjet ishin “në lidhje me vendosjen e aktivitetit ushtarak pranë kufirit shtetëror të Republikës së Bjellorusisë“. /GazetaSinjali/
#NATO strongly condemns #Belarus’ hybrid actions targeted against #Poland, #Lithuania & #Latvia. We remain vigilant, continue to monitor the situation & call on Belarus to respect human rights, fundamental freedoms, and abide by international law. https://t.co/DaQ3jB0LpF
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 12, 2021