image Reagon Molliqaj: ZRrE ka rritur 100% çmimin e energjisë

Politikë

Reagon Molliqaj: ZRrE ka rritur 100% çmimin e energjisë

news image

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Molliqaj ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 100%.

Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka shkruar se subvencionim i rrymës është rritur në 100 milionë euro për të mos u dhënë paratë KESCO-s nga xhepi i qytetarëve.

Postimi i plotë:

ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100%. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO.

Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOST që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n. 

ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti.

/Gazeta Sinjali/