Bledar Isaku, është mjeku shqiptar, i cili prej 13 vitesh jeton dhe vepron në Kinë.
Isaku ka folur për situatën e rrezikshme e cila është krijuar në Kinë.
“Dua të theksoj që nuk ka asnjë shtetas shqiptarë (për ato 300 që unë- jam në dijeni) që jo vetëm mos ketë pasur infektim të tyre, por edhe simptoma të dyshueshme që mund të kenë lidhje me një virozë të tillë, deri tani nuk ka pasur”, ka thënë Isaku në një intervistë për TCh,
I pyetur rreth raportimeve që sugjerojnë se përmasa e shpërndarjes së këtij virusi është më e madhe nga ajo çfarë raportojnë autoritetet atje, Isaku ka thënë se nuk ka konfirmime nga autoritetet se përhapja e këtij virusi mund të jetë 90, 000 të prekur siç shkruajnë mediat.
“Familjarët në Shqipëri janë më të shqetësuar se vetë ne këtu, sepse dëgjojnë shumë lajme që për hir të së vërtetës jo vetëm të pasakta, por edhe deri diku jo etike nga ana e mediave. Situata deri në këto momente nuk ka vend për panik, nuk është aspak jashtë kontrollit. Patjetër që shqetësimi ekziston tek të gjithë, pasi nuk dihet me siguri se si do të procedojë më tej, por ky informacion nuk po fshihet apo nuk po bëhet publik, por asnjë nuk e jep dot këtë përgjigje pasi është një situate që ama po ndodh, por dua të theksoj të mos përhapet panik, sepse dëmton më shumë familjarët në Shqipëri sesa ne që jemi këtu”, tha ai./ Gazeta Sinjali/