Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas kritikave të SHBA-së ndaj Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar të drejtë deklaratën e Daniel Serwer, i cili tha se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por se këtë juridiksion nuk po e zbaton dhe se po ndjekë vetëm shqiptarët.
“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.
Lidhur me këtë, Krasniqi ka pyetur se a po e dëgjon ndokush këtë thirrje.
“Por, a po e dëgjon kush”, ka pyetur Krasniqi në ‘retweetin’ e tij në postimin e Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara./Gazeta Sinjali/