image Reagon Lista Serbe, Rakiq propozon largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës

Politikë

Reagon Lista Serbe, Rakiq propozon largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës

news image

Pas suspendimit të drejtorit të Policisë në Veri, Nenad Gjuriq, kanë nisur reagimet nga Beogradi. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Rakiq ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në Veri.

“Të shtunën do të kemi një takim urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në veri të Kosovës, dhe do të propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet, duke nisur nga unë personalisht”, tha ai.

“Duke pasur parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale Veri, z. Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij sepse kanë targa legale KM, dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës ku do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”, tha Rakiq një deklaratë për mediat.

Rakiq tha se vendimi për suspendimin e drejtorit të Policisë në Veri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

/GazetaSinjali/