image Reagon konsulli që u shkarkua dje nga Konjufca: Humba tri mundësi të sigurta për tu bërë diplomat

Kosovë

Politikë/ Reagon konsulli që u shkarkua dje nga Konjufca: Humba tri mundësi të sigurta për tu bërë diplomat

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, dje i ka shkarkuar 14 konsuj në ambasadat e Kosovës nëpër shtete të ndryshme. Në mesin e të shkarkuarve është Eshref Haxhiu, Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar, i cili ka reaguar ndaj këtij vendimi të ministrit Konjufca, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Konjufca me publikimin e të dhënave të 14-të konsujve të shkarkuar nga ana e tij, e ka shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ka shkelur Rregulloren e Parlamentit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme.

“z. Glauk Konjufca, dje, të enjten, krijoi një precedent të tillë, duke publikuar të dhënat e 14-të konsujve të shkarkuar nga ana e tij, përfshirë këtu edhe identitetin dhe vendodhjen time. Ai këtë e bëri fillimisht në llogarinë e tij personale në Facebook, që më pas u përhap edhe në media. Nuk e di nëse Ministri është i vetëdijshëm se me këtë veprim ai ka bërë shkelje të Ligjit Nr. 06/L-082 të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe shkelje të Rregullores BE 2016/679 të Parlamentit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme”, ka shkruar ai.

Veç kësaj, Haxhiu thekson se komunikimi i vendimit në publik nga ana e Konjufcës është në kundërshtim me Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes. Sepse sipas tij, Konjufca, për shkak të pozitës që ka, është dashur të dij që arsyeshmëria e vendimit të tij është i bazuar në një të pavërtetë.

Tutje ish-konsulli Haxhiu thotë se për t’u bërë diplomat ka humbur tri mundësi punësimi të sigurta, për siç thotë ai një mundësi të vetme të pasigurt.

“Asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk kam besuar që emrimi im është i kundërligjshëm. Përndryshe, do të ishte e pakuptimt braktisja e tri mundësive të sigurta, për një mundësi të vetme të pasigurt. Andaj, unë pres nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të sqaroj këtë gabim, si dhe të ndërmarr hapat e nëvojshme për riparimin e dëmit moral, profesional, material, publik, ligjor dhe human, që më është shkaktuar./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/esheref.haxhiu/posts/10207443936773787