image Reagon Komuna e Fushë Kosovës pas vërshimeve, thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Kosovë

Reagon Komuna e Fushë Kosovës pas vërshimeve, thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

news image

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët e saj se të gjitha rrugët e këtij qyteti janë të kalueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo komunë thotë se në fshatin Grabovc është e vërtetë që rruga është dëmtuar sepse vërshimet ishin bukur të mëdha por që nuk ka banorë të izoluar.

Sipas tyre, ata që dalin me deklarata për media e dinë fare mirë se i kanë edhe rrugët tjera të asfaltuara, të padëmtuara dhe të kalueshme.

“Dëmtimi i pronës publike nga ana e banorëve nuk është i lejueshëm andaj ata që dëmtojnë këto prona kanë edhe përgjegjësi.

Përfaqësuesit e partive politike vërehet qartë se janë totalisht të pa informuar dhe shërbehen vetëm me thashetheme.

Ju premtojmë qytetarëve të fshatit Grabovc dhe fshatrave për rreth se sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, komuna do ti rregulloi të gjitha rrugët e dëmtuara”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

/Gazeta Sinjali/