Lideri i partisë opozitare PDK, Kadri Veseli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social në Tëitter, duke u shprehur i shokuar për informacionet e rreme që po jep Kurti lidhur me seriozitetin e paralajmërive amerikane.
“Jam i shokuar që kryeministri i Kosovës jep informacione të rreme për vëmendjen serioze të SHBA-së”, është shprehur Veseli.
Ai gjithashtu ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson punën e ambasadorit Grenell për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përpjekjet amerikane për paqe në Ballkanin perëndimor./ Gazeta Sinjali/